Gjate 24 oreve te fundit ne Rajonin e Lezhes jane rregjistruar rreth 12 vatra zjarri duke rrezikuar edhe banesa .

Sipas Drejtorit Gjoka, zjarret nuk kane qene te qellimshme por kane ardhur si shkak i pakujdesise se qytetareve, ndersa pohoj se vatrat qe ishin aktive jane vene nen kontroll dhe jane shuar plotesisht.

Nderkohe pas akuzave te ngritura dy dite me pare nga banoret e Torovices, te cilet fajesuan zjarrfikesen e Lezhes per dajen e nipin qe humben jeten ne nje pus pasi nuk kishin mjetet e nevojshme,ka ardhur edhe reagimi i Repartit te Zjarrefikesve Lezhe.

Drejtori i ketij institucioni hedh poshte cdo lloje akuze te ngrituar ndaj punonjesve zjarrfikese dhe se nuk eshte e vertet qe nuk ka logjistiken e nevojshme per te nderhyre ne raste te tilla.