Ekipet e forcave zjarrfikëse të Gjirokastrës, këtë mëngjes kanë shkuar në një mision të pazakontë. Një fëmijë i vogël, 4 vjeç kishte mbetur vetëm e mbyllur në banesë, pasi dera është e blinduar dhe nuk mund të hapet nga jashtë pa pasur çelës.

Ngjarja është shënuar në lagjen Granica të Gjirokastrës
Nëna e vajzës së vogël, kishte dalë për të hedhur mbeturinat, por në moment dera është mbyllur pa mundur të marrë çelësin, teksa vogëlushja ishte duke parë filma për fëmijë brenda apartamentit.

Forcat zjarrfikëse të njoftuara për ngjarjen, kanë hyrë nga dritarja e banesës në katin e dytë, dhe kanë mundur të nxjerrin të voglën.

Artikulli paraprakQËLLOHET ME ARMË ZJARRI, PANIK TEK QYTETARET
Artikulli tjetërABUZIMET ME PRONAT, DËNOHET PËR HERË TË DYTË BIZNESMENI