RRUGËT E NGUSHTA DHE PARKIMET, RASTET E ZJARRIT MUND TË KENË PASOJA FATALE. Nje tjetër rast zjarri ne qytetin e Shkodrës por fatmiresisht pa deme material apo ne njerëz ka ndodhur kete te hene ne lagjen “Vojo Kushi” ne qytetin e Shkodres.

Familjaret te alarmuar kane lajmëruar zjarrfikesen pas saj menjehere eshte nisur edhe ambulanca megjithese ngjarja perfundoi pa probleme ceshtja e hapesirave te gjera , te bollshme e te lira per te mundesuar kalimin e zjarrfikeses apo autoambulances vazhdon te jete nje problem shqetesues. Sot ngjarja ndodhi ne rrugen e “Cukajve” pas teatrit “Migjeni” ku zjarrfikesja si rrjedhoje e rruges se ngushte por mbi te gjitha si rrjedhoje e parkimeve te gabuara ne te dy kahet e rruges ishte e pamundur te kalonte zjarrfikesja dhe ambulanca. Star Plus disa here ka pasur ne vemendje keto problematika ne qytetin e Shkodres te cilat nuk jane te panjohura per institucionet pergjegjese megjithate ende nuk eshte bere nje nderhyrje konkrete. Dje rrezikonte nje shtepi dhe nje familje djegien, sot ishte nje tjeter, neser do jete nje tjeter e ky rreth vicioz fatkeqesisht duket se nuk do perfundoje asnjehere, mbetet vetem shpresa se nderhyrja e Bashkise se Shkodres apo Policise se Qarkullimit Rrugor te mos behet teper vone atehere kur pasojat te jene te parikuperueshme

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/jgF9M2HEVlY?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]

www.starplus-tv.com