Zjarri djeg arkivën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Rojet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, janë arrestuar pas zjarrit të rënë në katin e katërt të godinës, në rrugën “Muhamet Gjollesha në Tiranë, rreth orës 03:05. Mësohet se ishin bërë edhe 4 tentativa për ta djegur dhe mbrëmë ia dolën ta digjnin. Edhe pse policia kishte marrë informacione, asnjëherë nuk kishte marrë në ruajtje këtë objekt të rëndësisë së madhe. Kjo shton dyshimet mos vetë drejtues të policisë janë të përfshirë në zhdukjen e arkivës, pasi nuk kishin marrë asnjë masë edhe pas 4 paralajmërimeve. Pasditen e sotme syrtarisht, Policia njoftoi se: Nga shërbimet e policisë janë arrestuar për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr” dhe “Shpërdorim detyre”, shtetasit e mëposhtëm ( me detyrë funksionale roje godine) : – Skënder Hysa, 62 vjeç banues në Tiranë. – Sokol Hamitaj, 46 vjeç, banues në Tiranë. Nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz, shtojnë të njëjtat burime, ndërsa vazhdon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore te autorëve të zjarrëvënies. Më herët, para se policia të arrestonte rojet Persona të paidentifikuar, mësohet se më në fund ja kanë dalë që të zhdukin të gjithë arkivën. Burime bënë të ditur se asgjësimi me zjarr i kësaj arkive ishte tentuar edhe 4 herë të tjera që të digjet, por nuk ia kishin dalë. Me herën e pestë mbrëmjen e djeshme ja kanë dalë. Burimet thanë se policia kishte marrë edhe më parë informacione në lidhje me tentativat, por nuk kishte vepruar. Edhe sot policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje duke mos e bërë publike. Agjencia e Planifikimit të Territorit ndodhet në një godinë me Agjencinë e Kthimit të Pronave, në katin e katërt të saj.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KËRCËNON ME HANXHAR GRUAN DHE DY VAJZAT
Artikulli tjetërMARRËVESHJA ME BASHËN, RAMA: I DUHET VENDIT