Policia në Nju Delhi tha se të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit.

Zëdhënësi i policisë, Mandeep Singh Randhawa, tha se 4 të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin Arpit Palace.

Shërbimi i zjarrfikësve iu përgjigj incidentit, ndërsa shpëtoi 35 vetë nga ndërtesa pesëkatëshe.

Autoritetet po vazhojnë të hetojnë shkakun e zjarrit.
Zjarret ndodhin shpesh në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe moszbatimit të rregullave.

PUBLICITET