Dy persona humbën jetën pasi një zjarr i madh përfshiu një pallat 8 katësh në provincën e Milanos. Viktimat ishin të moshës 52 dhe 80 vjeç.

Rreth 24 persona u përfshinë nga ky incident. Shtatë persona u dërguan në dhomën e urgjencës.

Në pallat jetonte edhe një person me aftësi të kufizuara, i cili nuk kishte nevojë për transport në spital.

Flakët nisën nga një apartament në katin e tretë, ku jetonin katër persona. Shtatë autoambulanca ndërhynë në vend. Karabinierët dhe zjarrfikësit erdhën gjithashtu me ekipe të ndryshme.

Ndërkohë familjet që jetonin në pallat janë evakuuar në një palestër ngjitur.