Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së shtunës në një zonë kodrinore të Njësisë Administrative Ungrej, në Lezhë.

Flakët nisën në vendin e quajtur Fregen dhe sipas burimeve, rreth 10 hektarë pyje llogaritet se janë djegur deri më tani. Forcat e Inspektoriatit Pyjor punuan me mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e flakëve.

Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorëve.