Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, midis tyre edhe një foshnjë nga zjarri që përfshiu flakët në një ndërtesë tetë katëshe në jugperëndim të Parisit.

Më shumë se 30 vetë, përfshirë dhe 6 zjarrfikës, kanë plagosur. Një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Zjarrfikësit kanë evakuar 50 persona nga shkallët.

Prokurori i Parisit, Remi Heitz, tha se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Policia ndaloi një femër si të dyshuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se vendi “u zgjua në tragjedi” dhe vlerësoi shërbimet e zjarrfikëses për guximin.

Blloku i apartamenteve ndodhet në Rue Erlanger, një rrugë popullore në afërsi të stadiumit të futbollit Parc des Princes.

“Numri mund të rritet ende, sepse zjarri është ende në zhvillim në katin e 7 dhe 8 të ndërtesës tetë katëshe”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për agjencinë e lajmeve AFP.

Zjarri u përhap në dy katet e ndërtesës së viteve 1970 të hënën gjatë natës, duke detyruar disa banorë të hidhen në çatitë më të afërtat për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.200 zjarrfikës u erdhën në ndihmë, duke ndihmuar ata që kishin mbetur mbi çati.

Rreth 30 persona u evakuan me shkallë.”Kur arritëm, ne u ballafaquam me një situatë apokaliptike. Shumë njerëz po bënin thirrje për ndihmë nga dritaret”, tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës.

Ndërtesat përreth në zonën luksoze jo shumë larg Kullës Eifel janë evakuar si masë paraprake.

PUBLICITET