Një banesë në lagjen Besëlidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët mesditen e të enjtes.

Ngjarja është regjistruar në lagjen Besëlidhja por fatmirsisht është shoqëruar vetëm me disa dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë mundur të ndërhyjnë në kohë për të shuar flakët që nisën në ballkonin e shtëpisë dhe që po përhapeshin me shpejtësi edhe në dhomat e tjera.

Banesa ndodhej në katin e katërt të një pallati 5 katësh, duke ngjallur frikë tek banorët. Kanë qënë pikërisht këta të fundit që kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit duke evituar një përshkallzim të situatës.