Një zjarr ka rënë në mëngjesin e sotëm në afërsi të zonës së quajtur Dugajve të Reja, në Shkodër. Zjarri ka shkrumbuar një banesë 1 katëshe.

Një shkëndijë elektrike është shkaku i rënies se zjarrit i cili ka shkrumbuar plotësisht banesën.

Pjetër Pjetra është pronari i banesës që u shkrumbua nga zjarri.

Në vendngjarje kane mbërritur zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, i cili ende është aktiv. Haset vështirësi për zjarrëfikëset pasi avllitë ngjitur me njëra-tjetrën e ngushtojnë rrugën.

Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz, pasi anëtarët e familjes kanë arritur të largohen në kohë. Ka vetëm dëme materiale

Artikulli paraprakMESAZHI I MYFTIUT TË SHKODRËS NË PRAG TË FILLIMIT TË MUAJIT TË RAMAZANIT
Artikulli tjetërBASHA: FATMIR XHAFAJ TË JAPË DORËHEQJEN, PROKURORIA TA HETOJË