Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Malin e Taraboshit pranë zonës së antenave të televizioneve dhe të telefonive celulare.

Zjarri ka filluar rreth orë 19:00 të së martës në zonën e Oblikës por si rrjedhojë e erës ai ka përparuar duke mbërritur tek antenat e Taraboshit.Kanë qenë punëtorët e mirëmbajtjes së antenave të cilët kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse për zjarrin që ka rënë në Malin e Taraboshit.

DYSHOHET QË ZJARRI KA QËNË I QËLLIMSHËM, NISIN HETIMET

Dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ku banorë të zonës mund të kenë ndezur flakë për hapjen e tokave dhe si pasojë e erës zjarri ka dalë nga kontrolli.Forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit por si rrjedhojë e relievit të thyer, shuarja e tyre u veshtiresua dhe eshte vene nen kontroll vetem gjate oreve te par ate mengjesit te se merkures.