Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Zenelas të Gramshit.

Zjarri nisi të përhapej me shpejtësi rreth mesditës, ndërsa mësohet se rreth1 hektarë sipërfaqe me shkurre është shkrumbuar nga flakët. Ndërhyrja zjarrfikëseve në kohë ka shpëtuar banesat në afërsi të vendit që po digjej.

Zjarri mori përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era. Forcat zjarrfikëse dhe të shërbimit pyjor kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.