Edhe pse kanë kaluar rreth dy orë që nga zjarri i rënë në katedralen historike të ‘Notre Dame’ në Paris, flakët ende nuk janë shuar.

Sipas mediave ndërkombëtare rreth 400 zjarrfikës janë mobilizuar për të vënë nën kontroll flakët. Megjithëse tonelata ujë po hidhen drejt katedrales zjarri nuk është shuar.

Pak më parë një formë zgjidhje të këtij problemi e ka dhënë edhe presidenti i SHBA Donald Trump ku thotë se duhet një ndërhyrje me ujë nga lartë.
Pas reagimit të Presidentit, Donald Trump, ka ardhur edhe një reagim nga ‘Zonja e Parë’ e Amerikës, Melania Trump.

Me anë të një reagimi në Tëitter, Melania Trump shkruan se i është thyer zemra për njerëzit e Parisit pasi pa në zjarr katedralen e ‘Notre Damit’.

“Mu thye zemra për popullin e Parisit pasi shikova zjarrin në katedralen e ‘Notre Dame'” shkruan zonja Trump.

Pas reagimit të tij në Twitter ku shprehte keqardhje, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur pranë katedrales ‘Notre Dame’ një pjesë e të cilës u shkrumbua nga zjarri.

Macron shoqërohet nga kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo, kryeministri francez Edouard Philippe, zonja e parë Brigitte Macron si dhe Prokurori i Parisit.