Rozafa Zmijani një prej grave më aktive në politikë në Shkodër nuk është dakord me idenë e deputetes të PS Olta Xhaçka që në listat për deputet në zgjedhjet e 2017 përfaqësimi të jetë 50% me 50% për burrat dhe gratë.

Zmijani e quan joshëse idenë në thelb por sipas saj përfaqësimi duhet të vijë në vlera të grave dhe jo shifra të tyre…. Listat për deputet do t’i bëjnë prap burrat thotë Zmijani ndësra shprehet se gratë në politikë duhet të jenë ato që ngrejnë zërin dhe gra deputete që vetë anëtarja e PS nuk i njeh as për fytyrë…. Kjo mënyrë e vedosjes së kuotave më detyrim për gratë por pa një përfaqësim dinjitoz të tyre por thjeshtë për çështje kartonësh nuk e ndihmon demokracinë thotë Zmijani por e dëmton atë…. Rozafa Zmijani është një prej zërave kritik në radhët e PS dhe jetën politike të Shkodrës ndaj kërkon që barazia të jetë e vërtetë dhe jo vetëm çështja shifrash mes grave e burrave në parlament.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMATURA SHTETËRORE, MATURANTËT ENDE PA INFORMACION
Artikulli tjetërDORËZOHET DOSJA PËR EKSTRADIMIN E ARBEN FRROKUT NGA HOLANDA