Hetimi Tatimor po vijon me kontrollet dhe verifikimin e subjekteve, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit, në të gjithë vendin.Më konkretisht, strukturat e specializuara të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Verior po i përqëndrojnë veprimet e tyre në zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale e Patok, si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës, Thethit, etj.

 

Që nga data 22 qershor e në vazhdim, nga kjo drejtori, u verifikuan në total 397 subjekte, nga të cilat, për 186 subjekte u morën masa, me një vlerë prej rreth 6.9 milionë lekësh.Më konkretisht:

 

“Për moslëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 34 shkelje; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar 28 shkelje; për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 25 shkelje, për “mos mbajtje të

 

paisjes fiskale në gjendje pune” janë penalizuar 14 subjekte, për “shitje pa faturë” janë penalizuar 12 subjekte, ndërsa 19 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.