Zonja e Parë e SHBA po numëron ditët mbrapsht para se t’i kërkojë divorcin presidentit amerikan, Donald Trump. Ky është pretendimi i Omarosa Manigault Newman, ish-ndihmësja e presidentit amerikan.

 

Sipas saj, Melania Trump po pret ql bashkëshortit të saj t’i përfundojë mandati e më pas t’i kërkojë atij divorcin.

 

“Mendoj se Melania numëron minutat deri në përfundimin e mandatit të burrit të saj që të mund të divorcohet nga ai”, ka shkruar Newman në librin e saj “Unhinged” (Jasht kontrollit), në të cilin përshkruan ditët që ka kaluara në Shtëpinë e Bardhë.

 

Ajo ka komentuar edhe marrëdhëniet në Shtëpinë e Bardhë dhe, ndër të tjera, pretendon se zonja e parë e SHBA-së Melania përzgjedh rrobat me të cilat shfaq një frymë pasive-agresive.

 

“Kur shihni rrobat të cilat vesh Melania Trump, shihet një rebelim në stilin që ka një qëllim. Besoj se Melania shfrytëzon këtë stil për të ndëshkuar burrin e saj”, konsideron Newman, e cila pohon se Melania vesh rroba të caktuara për të përulur burrin e saj.

 

Newman thotë se Trump kishte detyruar gruan e tij të shkojë në qendrën ku jetojnë emigrantët, e në këtë vizitë Melania kishte veshur një pallto ku shkruhej “I really don’t care” (Me të vërtetë nuk më intereson).

Artikulli paraprakTRAGJEDI NË XHENOVA, TË PAKTËN 11 TË VDEKUR PAS SHEMBJES SË URËS
Artikulli tjetërNË FAMILJEN KU FLE VUAJTJA DHE MJERIMI