Mungesa e investimeve në lagjet me densitet të lartë banorësh është një problem me të cilin përballen shumë qytetarë shkodranë. Në lagjen “Zooteknikë” prej 30 vitesh nuk është ndërhyrë në rrugët dytësore ku jetojnë dhjetëra familje me fëmijë e të moshuar. Gropat e mbushura me ujë bëjnë të vështirë lëvizjen në këmbë në këtë zonë.

Banorët tregojnë se kanë rënë dakord të mos votojnë në zgjedhjet e 25 prillit nëse nuk mbahen premtimet për rikonstruksionin e rrugës.

Banorët kalojnë çdo ditë në atë aks rrugor të amortizuar duke patur shumë vështirësi. Situata rëndohet më shumë në stinën e dimrit kur rruga mbushet me ujë dhe bëhet thuajse e pakalueshme për fëmijët që duan të shkojnë në shkollë.

Edhe më parë, Star Plus ka sjellë problematika që lidhen me infrastrukturën rrugore në lagjen Zooteknikë. Edhe pse taksapagues të rregullt, rreth 200 banorë nuk kanë marrë asnjë shërbim nga institucionet përgjegjëse për asfaltimin e rrugës ku kalojnë çdo ditë.

Artikulli paraprakSHLLAK, ORGANIZOHET “FESTA E GËSHTENJËS”
Artikulli tjetërVLLAZNIA, LICI DORËHIQET, S’DO TË JETË KUKULL E SPONSORIT