Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev u prit në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama. Më tej dy delegacionet mbajtën një takim mes tyre.Kryeministri Rama dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dolën para kamerave pas takimit kokë më kokë.

Në konferencën e përbashkët për mediat, në Pallatin e Brigadave, kryemnistri Edi Rama falënderoi publikisht dhe shprehu mirënjohjen për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në lidhje me zbatimin e ligjit të gjuhëve në këtë shtet.

Rama tha se zyrtarizmi i gjuhës shqipe është një hap i madh drejt afrimit të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka marrë shembullin e tij për t’i dhënë një mesazh të qartë opozitës shqiptare, se në asnjë rast nuk duhet të cënojë të ardhmen integruese të vendit në Bashkimin Evropian.

GJatë konferencës së përbashkët mes tyre mbajtur në Tiranë, Zaev tha se dy qeveritë e kanë obligim të heqin kontrollet e dyfishta në kufi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke bërë vetëm një kontroll të përbashkët në doganën e Qafë-Thanës.

Artikulli paraprakSHKODËR, NOKA: MË 17 MARS HISTORI E RE PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE NE SHKODER