Emërimi i zv/vëndës minsitrit të brendshëm Sandër Lleshi me kopetencat e një ministri ka sjelle mjaft komente dhe debate të ndryshme.

Ndërkohë kjo situatë është komentuar dhe nga Ish Drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit në vitet 1999-2000 Veli Myftari, i cili i quan këto ndyshime si të mirëmenduara nga Kreu i qeverisë.

Gjatë fjalës së tij Ish drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit beson se do të ketë ndyshime në vendit tonë sa i përket sigurisë dhe rendit. Ish drejtori policisë thotë se njerzit duhet të besojnë tek policia e shtetit.

Gjithësesi tani të gjithë janë duke pritur veprimet që do të marrë Ministria e Brendëshme me drejtuesin e ri , në goditjen e grupeve krininale në vend .