Në më pak se një muaj, Ministria e Financave ka larguar 2 zv/ministra pa dhënë shpjegime.
Pas rreth tre vitesh në detyrë, Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Financave pa shpjeguar arsyet e këtij largimi.

Burime bëjnë me dije se Haxhi ka patur përplasje në Këshillin e Ministrave përsa i përket fiskalizimit dhe gjithashtu ai në 2019 ka firmosur rinovimin e licencës së “Duty Free” e cila më pas është anuluar po nga Ministria e Financave .

Ndërsa në fund të janarit, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zv/ministrin tjetër të Financave Erion Luçi.

Artikulli paraprakZJARRI VRET 80 VJEÇAREN NË VLORË,E MOSHUARA E PARALIZUAR DHE E VERBËR
Artikulli tjetërGJENDET E VDEKUR NË BANESË NJË DITË PASI FESTOI DITËLINDJEN