Zv/ presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së kryeministrit Aleksis Cipras, Dimitrios Papadimoulis u shpreh në një intervistë për mediat greke se minoritari që u vra ë Gjirokastër ishte ekstremist dhe jo hero.

Sipas tij duhet të sqarohet nëse Kacifas mund të neutralizohej pa u vrarë, ndërsa deklaratat e kryeministri shqiptar Edi Rama i ka cilësuar të papërshtatshme.

Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan, dhe më i fuqishmi dhe më i pasur, duhet të jetë pionier në mënyrë që faktet e tilla të trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur.

Ajo që është tani e rëndësishme është të ulen tonet, të ndalohen të tjerët që ngatërrojnë këtë temë politikisht nga politika që po luajnë në të dyja anët e kufirit.

Në Athinë dhe në Tiranë janë kundër dhunës, por edhe kundër luftës së armatosur, si një metodë për arritjen e qëllimeve politike, nuk duhet ta heroizojmë Kostandinos Katsifa.

Duhet të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë. Ky ping pong mund të përkeqësojë jetën e pakicës greke në Shqipëri.

Konstandin Kacifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra.

Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar.

Pala greke ka kërkuar drejtësi, ndërsa ditën e hënë do të vijnë një oficer i policisë dhe një zyrtar i ministrisë së Jashtme për të marrë informacion në policinë shqiptare.

Ndërkohë që në javën e fundit në Athinë janë regjistruar thuajse cdo ditë protesta dhe episode të djegies së flamujve kuqezi. Gjithashtu para tre ditësh kishte edhe një alarm për bombë në ambasadën shqiptare.