Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë për herë të dytë vendimin për avokatin Lulzim Alushaj, që kandidon për Kryeprokuror.

Mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që vendimi të shtyhet për në 25 Tetor. Lulzim Alushaj u skualifikua nga KLP nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.

Ky vendim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke e larguar atë nga gara, u ankimua nga avokati Alushaj. Në 21 Tetor shkak për shtyrjen e seancës u bë mosplotësimi i trupës gjykuese, pasi mungonte një prej anëtarëve të saj, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe sot duke e shtyrë sërish.

Vendimi për Alushajn po mban peng edhe procesin e KLP për të vijuar hapat e mëtejshme për kandidatët për kryeprokuror. Kandidatë për postin e kryeprokurori janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja aktuale Arta Marku.

Artikulli paraprakBREXIT, BE ZGJATJE TË AFATIT DERI NË SHKURT TË VITIT 2020 NËSE JOHNSON NUK ARRIN MARRËVESHJE ME PARLAMENTIN
Artikulli tjetërNJË MUAJ PAS TËRMETIT TË 21 SHTATORIT, RIKTHEHEN LËKUNDJET E TOKËS NË SHQIPËRI