Prodhuesit e testeve të reja të shpejta COVID-19 do të lënë mënjanë një të pestën e prodhimit të tyre për vendet e varfra, që luftojnë për të rritur kapacitetin e tyre të testimit, njoftoi sot OBSH-ja.

“Sa më shpejt të mund të diagnostikohet COVID-19, aq më i shpejtë veprimi që mund të merret për të trajtuar dhe izoluar personat me virus dhe për të gjetur kontaktet e tyre”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Sidoqoftë, vetëm 50 milionë dollarë nga 600 milionë dollarë, që nevojiten, janë financuar deri më tani nga Fondi Global për Luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malarjes.

Fondi Global pret që pjesa tjetër të vijë nga Kombet e Bashkuara dhe që disa nga vendet pritëse të paguajnë vetë për testet.