Zviceriani kapet me drogë në porttin e Vlores

Një 23-vjeçar me pasaportë zvicerane është kapur me drogë teksa imbarkohej në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi, në portin e Vlorës. Në mjetin e tij tip BMW, policia gjeti një sasi lënde narkotike kanabis sativa, të fshehur në kroskotin e makinës. I riu deklaroi se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak. Nga uniformat blu është bërë kontrolli i të gjithë automjetit, ndërsa mësohet se shtetasi zvicerian kishte hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Muriqanit. Policia ka nisur hetimet për 23-vjeçarin dhe ka kërkuar informacion nëse i riu është me precedentë penalë.

Artikulli paraprakSHPERTHIM NE NJE TRAGET NE BALI, 2 TE VDEKUR, 20 TE PLAGOSUR
Artikulli tjetërTRIESTE,KAPET SHQIPTARI ME 13 KG MARIJUANE