Tashmë është zyrtare, braziliani Malcom aq shumë i kërkuar nga Interi dhe aq pranë transferimit te Roma, është futbollisti më i ri i Barcelonës.

Blaugranat mposhtën me foto finish konkurencën e Romës që kishte arritur akordin paraprak me francezët e Bordeaux dhe menaxherët e futbollistit,

duke i ofruar disa milionë euro më shumë klubit francez por edhe një pagë pothuajse 2-herë më të lartë se ajo që i ofronte Roma futbollistit.

Kartoni i 21-vjeçarit i kushtoi 41 milionë euro Barçës plus 1 milionë në formë bonusesh ndërsa lojtari do të firmosë me katalanët për 5 vitet e ardhshme.

Barcelona i ka vendosur një klazuolë largimi që kap shifrën e 400 milionë eurove.

Malcom është blerja e tretë e gjigandëve spanjollë në këtë merkato pas mesfushorit brazilian Arthur dhe mbrojtësit francez Lenglet.

Artikulli paraprakZJARRET NË ATHINË, ANKTHI I NJË BABAI QË PA VAJZAT BINJAKE NË TV, POR NUK PO I GJEN
Artikulli tjetërNAPOLI I OFRON KONTRATË TË RE ELSEID HYSAJT