Humbja kundër Skënderbeut i ka kushtuar shumë Armando Cungut. Tashmë nuk ka më asnjë dilemë, tekniku shkodran nuk do të jetë më pjesë e klubit verilindor, vendin e tij e merr Ramzan Ndreu.

Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.

Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.

Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë!

Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë.