Shefja e politikës së jashtme të BE, Mogerini deklaroi zyrtarisht se ke vendos rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme. Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat.

Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët.

Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin em rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh.

Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën.

E ndërsa në Bruksel pritet prezantimi i progres raportit për Shqipërinë, që do të rekomandojë zyrtarisht hapjen e negociatave, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin shprehet se shqiptarët e meritojnë që t’u njihen përpjekjet që kanë bërë.

Per ne është me rëndësi njohja e një progresi konstant. Ky është një proces historik ndryshimi dhe modernizimi dhe kërkon mjaft përkushtim, investim dhe durim. Jam e lumtur që Shqipëria mund të ketë arsye të mira për të qenë e gëzuar, shqiptarët meritojnë që t’u njihen të gjitha përpjekjet.

Në vijim do të hyjmë edhe në hollësi në elementët e raportit për Shqipërinë. Unë nuk do të zhvilloj konferencë shtypi, pasi Mogerini për pak orë mbërrin në Shqipëri dhe do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë në konferencën për shtyp nesër në orën 11:00.

Artikulli paraprakARRESTOHEN NE SHQIPERI,PËR TRAFIKUN E KOKAINËS NË ITALI
Artikulli tjetërTË DEHUR DHE ME SHPEJTËSI, POLICIA PEZULLON 153 PATENTA