Aludimet dhe parashikimet sa i takon vendit dhe datës se ku do të zhvillohet Superkupa e Italisë marrin fund.

Trofeu i tretë për nga rëndësia në futbollin apenin mes Juventusit dhe Lazios do të zhvillohet më 22 dhjetor në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad. Takimi do startojë në orën 19:45 dhe do të luhet në King Saud University Stadium.

Arabia Saudite ishte vendi pritës i Superkupës së Italisë edhe sezonin e kaluar, me Juventusin që mundi minimalisht 1:0 Milanin në Jedah. “Gazetta dello Sport” raporton se për herë të parë në Arabinë Saudite nuk do të ketë më barriera gjinore në stadium.

Pra, gratë dhe vajzat do të lejohen të futen në stadium dhe femrat e huaja nuk do të detyrohen ta veshin rrobën e quajtur “abaya”(veshje karakteristike ne Arabi).

Artikulli paraprakCILAT JANË FRUTAT DHE PERIMET QË DUHET TË KONSUMONI NË NËNTOR
Artikulli tjetërINFO PLUS – 06.11.2019