
1.6 km e gjatë dhe lidh dy fshatra të Njësisë Administrative të Postribës, Dragoç dhe Kullaj. Ky është investimi më i prekshëm për banorët e kësaj zone në Bashkinë Shkodër. Puna e nisur prej 2 javësh tashmë është në fazën përfundimtare dhe zgjidh një nga problematikat që i ka shoqëruar prej 20 vitesh banorët e këtyre zonave. Vetë banorët shprehen se kjo është një punë e mire që po bëhët në shërbim të këtij komuniteti i cili ishte harruar prej vitesh.
Për administratorin e Njësisë Postribë, Avenir Çela ky investim ka ardhur si kërkesë e komunitetit por edhe vemendjes së kryebashkiakut Benet Beci për Postribën.
I pyetur për protestën e disa ditëve më pare të banorëvë të fshatit Kullaj për këtë investim Administratori pohoi se kushtet teknike nuk lejojnë zgjerimin e rrugës, por kërkesat e banorëve do të zgjidhen me një ínvestim të dytë që do të bëhet në zone.
Investimi i kryer në këtë zone që po bëhet nga Bashkia Shkodër, vjen në kuadër të një pakete investimesh prej 24 rrugësh rurale dhe në qytet që përfshijnë riasflatimin e segmenteve rrugore në zona të harruara prej vitesh në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.