Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në 24 orët e fundit në vendin fqinj, janë regjistruar 1.712 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, janë shënuar 27 viktima, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 15.375.

Në njësitë e kujdesit intensiv, ndodhen të shtruar 357 pacientë, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 1.16%.