Një përqind e popullsisë globale zotëron po aq pasuri sa pjesa e mbetur.

Ka qënë ky përfundi i raportit të Oxfam, e cila është një konfederatë ndërkombëtare që përbëhet nga 17 organizata dhe që synon të gjejë zgjidhje për varfërinë në rang botëror. Në bazë të llogaritjeve, 62 njerëzit më të pasur të botës zotërojnë po aq pasuri sa gjysma më e varfër e planetit. Projeksioni ka dalë në konkluzionin se që të jesh në 10% më të pasur duhet që të zotërosh afro 68.000 dollarë në asete dhe në para të thata. Kjo do të thotë se në rast se ju keni një shtëpi normale si dhe një shumë të konsiderueshme parash të kursyera, me shumë mundësi jeni në brendësi të kësaj kategorie. Studimi zbulon gjithashtu se në 1% më të pasur të botës, futen personat që zotërojnë të paktën 760.000 dollarë. Përfaqësuesit e Konfederatës Oxfam ka dhënë alarmin se pjesa më e varfër e botës vijon të varfërohet, pavarësisht, popullsisë që vjen gjithmonë e duke u rritur. Ata kanë bërë thirrje që qeveritë e shteteve të botës të ndërmarrin më shumë aksione për të lobuar në uljen e cmimit të medikamenteve, në uljen e taksave si dhe në rishpërndarjen më të mirë të të ardhurave.

Artikulli paraprakBERISHA: HARTAT E HIPOTEKËS TË PASAKTA, ZËVENDËSOHEN NGA ALUIZNI
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË TESTIN E RADHËS, POR EDHE SHUMË PËR PROVË