Duke nisur që nga 1 janari i vitit të ardhshë m, të gjithë operatorë t e linjave të autobusë ve ndë rytetas duhet të marrin licensat e reja në Ministrinë e Transportit.

Nga 1 janari i 2017 licensat e vjetra nuk do jenë funksionale, pasi hyn në fuqi ligji i ri për transportin e pasagjerëve me autobus mes qyteteve. Ligji i ri për transportin ndërqytetas të udhëtareve parashikon heqjen e furgonëve nga këto linja. Kriteret janë përcaktuar qartë ndërsa licensat janë me afat 5-vjecar. Për një periudhë nga 3 – 9 muaj, Ministria e Transportit do të monitorojë zbatimin dhe funksionimin e rrjetit të linjave, si dhe të subjekteve të pajisura me licencë, me qëllim vlerësimin e operimit të tyre në përputhje me kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor. Një nga kërkesat e rëndësishme është që bashkitë të përcaktojnë vendodhjen e terminaleve të utobuzëvë, po ashtu shoqëritë duhet të rinovojnë 20 % të flotës së mjeteve gjatë vitit të parë licensës. Organizimi i ri ul ndjeshëm linjat e transportit interurban që janë aktualisht ne funksionim, nga 588 do të mbeten 326. 

Artikulli paraprakVAZHDON TRADITA E FESTAVE TË FUNDVITIT, NIS SOT FUSHATA “SHQIPËRIA URON, SHQIPËRIA DHURON”
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT, KTHJELLIME DHE VRANËSIRA