Një shqiptar 38-vjeçar është arrestuar nga policia rrugore në Modena pasi në makinë i është gjetur rreth 1.2 kilogram kokainë.

Ndalimi i korrierit shqiptar erdhi pasi ai po ecte me shpejtësi në autostradë pavarësisht trafikut të rënduar të pasdites së djeshme.

Pas ndalimit të makinës Volkswagen Golf me targa italiane, policët vunë re disa shenja të çuditshme njollash në dritat mbi sediljet e pasme.

Kjo gjë u ngjalli dyshime dhe kontrolli i kryer zbuloi në çatinë e makinës sasinë prej 1,184 kg kokainë.

Nga verifikimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë penalë për përdorim dokumentash false.Ai u arrestua për mbajtje dhe trafikim lëndësh narkotike.

Artikulli paraprakKUFIRI DETAR,MINISTRI GREK: NUK IKI ME PUSHIME PA ZGJIDHUR PROBLEMET ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërDY TE ARRESTUAR:NJË I SHPALLUR NË KËRKIM, NJË PËR ARMË MBAJTJE PA LEJE