Sot është 1 Maji dita ndërkombëtare e punëtorëve. Teksa në të gjithë botën kjo është ditë proteste, shumë në Shqipëri zgjedhin ta konsiderojnë si ditë feste. Ndërkohë një pjesë e qytetarëve shkodran të pyetur nga Star Plus thonë se kjo ditë duhet të jetë protestë për të kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre në punë dhe jo të festohet.
Në qytetin e Shkodrës duket se një pjesë e madhe e qytetarëve e konsiderojnë si ditë feste, rrugët janë mbushur nga fëmijë e të rritur të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë këtë ditë pushimi me të afërmit e tyre.
Dita ndërkombëtare e puntorëve , e njohur edhe si 1 Maji, shenohet çdo vit si një ditë kushtuar puntorëve dhe rolit të tyre në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë .
Në botë kjo ditë kujtohet si simbol i solidaritet, dinjitetit dhe vlerësimit të punës .

Artikulli paraprakSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË
Artikulli tjetërMURIQAN, FLUKS I LARTË LËVIZJESH