
Kandidati i PS për qarkun Shkodër Besmir Lesha ka takuar sot në Ditën Ndërkombëtare të Punës, themeluesit e shkollës së parë private të “Artit të Kuzhinës”, si një shembull të përkushtimit dhe vizionit.
Postimi i plotë
Në këtë 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës, pata kënaqësinë të takoj themeluesit e shkollës së parë private të “Artit të Kuzhinës” në Shkodër – një institucion model që certifikon kuzhinierë, pastiçierë dhe master shefa. Kjo shkollë është bërë lidere në rajonin verior, duke përgatitur profesionistë që tashmë kontribuojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mal të Zi dhe më gjerë në Europë.
Në këtë ditë simbolike, e konsideroj frymëzues shembullin e tyre të përkushtimit dhe vizionit. Jam mirënjohës për punën e jashtëzakonshme që bëjnë dhe për mesazhet motivuese që ndanë me mua për zhvillimin e Shkodrës.