
Qytetarët në Tiranë kanë marshuar drejt Kryeministrisë në Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke kërkuar paga më dinjitoze dhe respektim të të drejtave në punë.
Protesta gjithashtu është zhvilluar edhe kundër rritjes së çmimeve.
Një emigrant i është bashkuar kësaj proteste, ndërsa ka shprehur pakënaqësitë për problematikat me të cilat përballur në Shqipëri.
“Dua që këta që kanë ikur të kthehen dhe të kontribuojnë. I them popullit shqiptar të dëgjojnë telefonatat e mëngjesit që bëhen në emisione dhe aty kuptohen të gjitha problemet e shqiptarëve. Ky sistem ka bllokuar njeriun e ndershëm dhe nëse reforma zgjedhore nuk do të ndryshojë e gjithë kjo situatë do të jetë e njëjtë. Për çfarë arsye populli shqiptar nuk duhet të ketë drita. Turp që sot ne kërkojmë drita dhe ujë. Kjo nuk është si pasojë e popullit të thjeshtë por si pasojë e drejtuesve të këtij vendi”, u shpreh një qytetar i ardhur nga jashtë.
Gjithashtu kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentë, ndërsa ka marrë fjalën një studente foli për pamundësitë e bashkëmoshatarëve të saj për t’u arsimuar dhe punuar.