Ka shkuar në 1 milion e 700 mijë numri i vaksinimeve kundër COVID të kryera në vend. Shifra u bë me dije nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ku i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur shëndetin e tyre.

“Vaksinohu sot, mbro shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë. 1 700 000 vaksinime kundër COVID”, shkruan Rama.

Muaji shtator është muaj i hapur vaksinimi për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, ndërkohë autoritetet kanë vendosur vaksinë me detyrim për ekipet mjekësore, stafet e arsimtarëve dhe studentët.

Numri i vaksinave të mbërritura në vend ka shkuar në 2.045.310, ku vetëm 6 ditë më parë mbërritën 31.590 doza të vaksinës Pfizer.

Artikulli paraprakVIHET NË PRANGA NJË 33 VJEÇARË NË QYTETIN E SHKODRËS QË POSEDONTE ARMË ZJARRI DHE LËNDË NARKOTIKE
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË THETH, PLAGOSET NJË PERSON