Mjeku infeksionist, Tritan Kalo në këtë 1 qershor, ka përcjellë një mesazh ku thotë se fëmijëve duhet t’i sigurohet një rritje e shëndetshme fizikisht e mendërisht. Mbi të gjitha Kalo thekson se kryesore është arsimimi cilësor dhe shpresa në vendin e tyre.

“T’u mundësojmë atyre një fëmijëri të lumtur, një fëmijëri të shëndetëshme fizikisht e mendërisht, një fëmijëri me mundësi edukimi e arsimimi sa më cilësor, një fëmijëri plot dritë e shpresë se vendlindja, Toka e të Parëve,

Atdheu ynë i përbashkët pret shumë prej “lulëzimit” të tyre, që mos vijë duke e shteruar shpresën e shtimit dhe jo rrudhjes në numër dhe të plakjes së popullatës, sikundër po ndodh këto 30 vitet e Demon-kracisë….Shqipëria nuk mundet kurrë të ketë ardhmëri pa rritjen e brezave të rinj të plotëshëndetshëm e të mirëedukuar.

Guri peshon e rëndon vetëm në vend të vet”…Profesionalizmi duhet të jetë kriteri i vetëm i punësimit dhe jo militantizmi, konformizmi, puthadorja, nepotizmi, krahinizmi e mediokriteti…Është e domosdoshme rritja e brezave të rinj të mirëarsimuar dhe të

mirëedukuar edhe me dashurinë për vendin e të parëve si dhe ndjesinë e krenarinë e të qenurit shqiptar, të përkatësisë së një Kombi të lashtë sa vetë njerëzimi….Gëzuar 1 qershorin, kudo që ndodheni ju shqipet e vogla…..Together forever”, shkruan Kalo.

Artikulli paraprakFESTA E 1 QERSHORIT, RAMA: GËZUAR DITËN E FËMIJËVE
Artikulli tjetërURIMI I VEÇANTË I MINISTRES KUSHI PËR 1 QERSHORIN: TË PUNOJMË MË SHUMË QË FËMIJËVE TANË TË MOS U MUNGOJË BUZËQESHJA