Në kuadër të 1 tetor, ditës ndërkombëtare të moshuarve, qendra sociale “Besa” në Barbullush ka zhvilluar një aktivitet me të moshuarit e kësaj qendre . Këtë vit, shërbimi social pranë bashkisë Vau Dejës kishte menduar ta organizonte aktivitetin jashtë mureve të qendrës.

Për vetë të moshuarit organizimi I kësaj dite festive është një emocion i vecantë , ndërsa shprehen falenderues për stafin e qendres për shërbim e ofruar.

Në një ambjent të hapur u organizua nje drekë festive ku nuk munguan bisedat e ngrohta, buzqeshja dhe kujdesi që ky brez i vjetër kërkon në cdo ditë të vitit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBULEVARDI “ZOGU I PARË”, NIS RIKONSTRUKSIONI I TROTUARIT
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHEN 2 SHTETAS TË HUAJ QË TRANSPORTONIN 4 AFGANË DREJT MALIT TË ZI