10 familje në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës prej afro 4 vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Vetë banorët tregojnë për “Star Plus” situatën e rënduar. Në banesat e tyre janë detyruar që të lënë kovat e mbushura më ujë të cilat i mbushin tek komshinjtë.

Banorët shprehen se kanë paguar rregullisht faturat e ujit por nuk furnizohen. Banorët që janë pa ujë të pijshëm thonë se disa herë janë ankuar por ende nuk është dhënë asnjë zgjidhje dhe prej 4 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Para afro dy viteve aty pranë është bërë një investim për vendosjen e disa tubave të rinj por sërish situata nuk është zgjidhur dhe këta 10 familje kërkojnë që të ndërhyhet dhe të bëhet e mundur furnizimi me ujë të pijshëm.

Artikulli paraprakDAR LARGON MËSUESEN, PRINDËRIT NË PROTESTË
Artikulli tjetërRRUGA “REXHEP DIZDARI” PREJ 30 VITESH E AMORTIZUAR