Thethi është fshati më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve, me një bukuri të rrallë, në Veri të Shqipërisë. Shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tri malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 metra mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Viti 1968 ka qenë pikënisja e ndërtimeve të para në shërbim të turizmit, por veçanërisht pas vitit 2000 e në vazhdim janë hapur më tepër qendra të tjera turistike dhe po ndërtohen godina, hotele e shumë objekte funksionale që presin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Europa. Kapaciteti i sezonit veror është mesatarisht deri në 600 persona/ditë dhe në dimër mbi 400 veta, mesatarisht 1 pushues për 1 banor. Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. Me përjashtim të rrugës që të çon atje, gjithçka është perfekte në Theth.
Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me klubin studentor “Campus ALBANIA” kanë hartuar listën me 10fshatrat më perla të vendit me natyrë, tradita, ekosistem, kulinari, infrastrukturë dhe të dëshiruar nga kushdo.Klasifikimi është vjetor dhe përditësimet bëhen mbi kriterestrikte.Vendi i parë i përketë perlës së Veriut, Thethit, ndërsa i fundit Belshit, vendi që Ismail Qemali kërkonte ta bënte kryeqytet të Shqipërisë pasi gjendet fiks në mes të vendit.