Sot Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, merr zyrtarisht detyrën dhe është rasti për të shikuar se sa prej premtimeve të tij do të realizojë.

Revista “Time” sjell një listë me 10 zotimet e Trumpit, veprime që u ka premtuar zgjedhësve amerikane që do t’i realizojë ditën e parë që do të hynte në Shtëpinë e Bardhë. Në mesin e premtimeve të Trumpit është edhe dëbimi i më shumë se dy milionë emigrantëve ilegalë me të shkuar kriminale dhe anulimi i çdo “veprimi ekzekutiv antikushtetues të Presidentit Obama.” Trump i ka dhënë fund etiketimit të Kinës si “manipulator monedhe” ende pa marrë detyrën, tani mbetet të shikohet se sa prej premtimeve do të realizojë.

Ja 10 premtimet e Trumpit për sot:

– Caktimi i një amendamenti kushtetues mbi kufizimin e numrit të mandateve të kongesmenëve
– Ndalimi i punësimeve të reja në qeverinë federale për të reduktuar buxhetin. Ushtria, siguria publike dhe shëndeti publik janë të përjashtuara nga ky projekt.
– Pamundësimi i kryerjes së aktiviteteve lobuese për zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit për pesë vite pasi lëne qeverinë.
– Shpallë planet për të ri-negociuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Kanadanë dhe Meksikën ose tërheqje nga marrëveshja.
– Tërheqja zyrtare e Amerikës nga Partneriteti Trans-Paqësor.
– Heqja e kufizimeve për gërmimin e qymyrit në miniera dhe për shpimet për naftë dhe gaz natyral.
– Heqja e barrikadave të epokës Obama ndaj projekteve energjetike, të tillë si naftësjellësi Keystone XL.
– Anulimi i pagesave amerikane për programe mbi ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara. Përdorimi i këtyre fondeve për krijimin e infrastrukturës së ujit dhe asaj ambientaliste në SHBA.
– Ndalimi i të gjithë financimeve federale për shtetet amerikane ku zyrtarët lokalë nuk arrestojnë apo shoqërojnë imigrantët që jetojnë ilegalisht në vend.
– Ndalimi i emigracionit nga vendet që janë të lidhura me terrorizmin dhe ku verifikimi është i vështirë.

Artikulli paraprakSIGURIM SHËNDETËSOR I POSAÇËM PËR FNSH-NË
Artikulli tjetërSIRI: IS-I SHKAKTOI DËMTIME TË REJA NË QYTETIN ANTIK PALMIRA