Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që në fund të vitit të ardhshëm të shndërrohet në një institucion tërësisht digjital. Drejtoresha e përgjithshme Lorena Goxhobelli, në një tryezë partneriteti të organizuar për të diskutuar arritjet, risitë dhe sfidat e ASHK-së në këtë fazë transformimi, tha se puna për digjitalizimin po ecën me ritme shumë të mira dhe se ky proces jo vetëm lehtëson punën e përditshme të kësaj agjencie, por mbi të gjitha rrit ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e informacionit kadastral për çdo qytetar.

“Sot jemi më pranë se kurrë digjitalizimit të hartave kadastrale. Së bashku me UNOPS, kemi nisur punën dhe një proces që kërkon kohë, për digjitalizimin e plot të 33 mijë planshetash. Fundi i 2026 do të na gjejë me një Kadastër tërësisht digjitale”, tha Goxhobelli.

Kadastra e ka çuar së fundi në 10 numrin e shërbimeve automatike përmes teknologjisë blockchain, si dhe ka finalizuar kryerjen e pagesës direkt nëpërmjet portalit e-Albania me kartë bankare, pa qenë nevoja të paraqiteni në postë apo në sportelet e bankave.

Artikulli paraprakALTIN DUMANI: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT, PËRGJEGJËSI E TË GJITHA INSTITUCIONEVE
Artikulli tjetërFORCAT “SHQIPONJA” KANË BËRË TË MUNDUR ARRESTIMIN E 17 VJEÇARIT A.K