Përgjatë 10 viteve ka strehuar 53 vajza, viktima të dhunës në familje, të abuzimeve, braktisjes e të mbetura jetime si dhe ju ka ardhur në ndihmë 50 grave të dhunuara.Ky është bilanci i qendres rezidenciale “Rozalba” në Gjader të Lezhës, e cila u ngrit një dekadë më parë nga kisha katolike, me iniciativen e motrave venerini.Përvjetori i kësaj qendre ndër më të rëndësishmet në vendin tonë u përceoll përmes një aktiviteti të gjërë, ku u prezantua e gjithë veprimtaria e kësaj qendre.

Pjesë e aktivitetit të organizuar për 10-vjetorin e ngritjes së qendres “Rozalba”, ishte edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato si dhe përfaqësues të insitucioneve dhe klerit katolik.

Qendra “Rozalba” në Gjader të Lezhës menaxhohet nga kisha katolike përmes motrave venerini, por gjatë dy viteve të fundit po mbështetet dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila ka alokuar një fond të veçante për pagesen e stafit dhe shërbie të tjera.

Artikulli paraprakSHËNGJIN, DEFEKT NË STACIONIN E POMPAVE TË KANALIZIMEVE
Artikulli tjetërKONCERTI “HIMNE HIRI”