Kryeministri Rama tha se 4 të vrarët gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011 janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. 4 viktimat Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.

Kryeministri Rama gjatë konferencës së tij, ka shpjeguar se humbja e 4 jetëve kanë ndikuar historinë e Shqipërisë në dy drejtime, marrëdhënien e qeverisë në raport me protestën dhe transformimin e sistemit të drejtësisë.

“Sot është dita për të bërë një reflektim pas një rrugëtimi 10-vjeçar në përpjekje për të kuptuar bashkarisht se si ajo ngjarje tragjike dhe 4 jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime. Në njërën anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë. 21 janari përtej plagëve të pangushëllueshme, që hapin shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve.

Nëse e shohim në aspektin e parë, sot kemi të gjitha arsyet për tu përulur me mirënjohje përpara kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve, humbja e jetës të së cilëve vuri vijë të kuqe për të gjithë duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar. Jam krenar që ne si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër tejet të vështirë me marrjen e përgjegjësisë së qeverisjes së vendit, kemi qenë mishërimi i një vullneti të palëkundur për të garantuar për të gjithë dhe gjithmonë.

Situata shumë herë më dramatike nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës dhe tejkalim të gjithë asaj kornize që përcakton Kushtetuta dhe ligji për të drejtën për të protestuar. Jeta e protestuesit të mos vendoset në pikëpyetje” – tha Rama.

Artikulli paraprakNAFTË PA TAKSA, RAMA NXIT FERMERËT TË APLIKOJNË PËR TË PËRFITUAR
Artikulli tjetërHOMAZHE NË BULEVARD, RAMA VENDOS KARAFILA TË KUQ NË VENDET KU U VRANË 4 PROTESTUESIT MË ’21 JANAR’