Reperi i famshëm amerikan Marshall Mathers, i njohur me emrin e skenës Eminem, festoi 10 vjetorin që nuk ka pirë alkool.

Eminem ka luftuar me konsuminin e tepër të alkoolit dhe medikamenteve. Në vitin 2005 ai pranoi se shkonte në një qendër rehabilitimi, por shumë shpejt u largua.

Në fund të vitit 2007 ai pothuajse vdiq nga një mbidozë aksidentale e metadonit, pas së cilës vendosi të hiqte dorë përfundimisht.

Dhe reperi me anë të një postimi në Instagram kujtoi këtë datë të shënuar për të. Ai postoi një fotografi duke mbajtur në dorë një monedhë të thjeshtë me simbolin e rrethit dhe trekëndëshit të përdorur nga Alcoholics Anonymous,

një shoqatë ndërkombëtare ku alkoolistët bëhen pjesë dhe ndihmohen të heqin dorë nga alkooli.

“Duke festuar 10-vjetorin,”-shkruajti 45-vjeçari.

Marshall Mathers zbuloi përvojën drejt vdekjes në një intervistë për New York Times në vitin 2011 duke thënë: “Unë pija pilula kudo. Unë pija çdo gjë që dikush mund të më jepte.”

Duke ia atribuar lënien e alkoolit vazës së tij biologjike Hailie Jade dhe dy vajzave të adoptuara, Lainey dhe Ëhitney ai tha se zëvëndësoi varësinë me stërvitjen.

“Kur u largova nga rehabilitimi, më duhej të humbisja peshë por gjithashtu duhet të gjeja një mënyrë për të luftuar varësinë. Kështu fillova të bëj stërvitje.

Është e lehtë të kuptojmë se si njerëzit e zëvendësojnë varësinë me stërvitje. Një varësi për një tjetër, por që të bën mirë për shëndetin.”

Artikulli paraprakNEGOCIATAT, NESËR NË TIRANË DONALD TUSK, RAMA TË ENJTEN TAKOHET ME MERKELIN
Artikulli tjetërRAPORTI I KLSH-së, AGIM DARDHA: JANË PROBLEME QË EKZISTOJNË PREJ 27 VITESH