Në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut sot u mblodhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të cilat janë pjesë e kësaj organizate.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për aleatët e Shqipërisë në aktivitetin e mbajtur për nder të 10-vjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe gatishmërinë për të mbështetur çdo nismë e projekt që i shërben forcimit të Aleancës.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij i bëri thirrje aleancës për integrimin edhe të Kosovës për të shmangur influencat e vendeve të treta.

Ndërkohë gjatë ceremonisë së sotme me rastin e për 10 vjetorit të antarsimit të Shqipërisë në NATO presidenti Meta dhe kryeministri Rama i kanë shtrënguar duart njëri-tjetrit.

Siç edhe dallohet nga fotografitë e shkrepura Meta dhe Rama në këtë takim protokollar kanë shtrënguar duart, dhe më pas kanë qëndruar ulur përkrahë njëri-tjetrit.

Artikulli paraprakGRILA, FSHATI ME SHUMË PROBLEME
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET SHPËRNDARËSI I DROGËS