Kryeministri Edi Rama i është drejtuare ndjekësve të tij në Instagram me një pyetje, në kuadër të ‘100 arritje në 4 vite’. Pyetja e radhës ishte se me sa rrënjë pemësh të reja kemi mbjellë vetëm vitet e fundit, 10 milionë apo 20 milionë?

Rama dhe shumica dërrmuese e ndjekësve të tij përgjigjen se janë “20 milionë pemë të reja të mbjella në të gjithë territorin e Shqipërisë”.

Mbjellja e 20 milionë e 200 mijë pemëve ishte një strategji e qeverisë shqiptare për të përmirësuar situatën e mjedisit dhe pyjeve në vend. Projekti përfshiu të gjithë territorin.