Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një “Instastory”, mëngjesin e sotëm ka zgjedhur të publikojë një prej premtimeve të pa mbajtura të Edi Ramës, duke na kujtuar se kanë mbetur edhe 62 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Bashës, Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet dhe nuk e ka mbajtur premtimin.

Ai shtoi se Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon të energjisë.

“62 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Jo vetëm për bizneset, Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve, sipas Eurostat”.

 

Artikulli paraprakNDËRHYRJA E RRALLË E CILA ZGJATI 5 ORË, MANASTIRLIU: FAL EKIPIT TË QSUT-SË, OPERACIONI NË ZEMRËN E FOSHNJËS DOLI ME SUKSES!
Artikulli tjetërQËLLOHET ME ARMË ZJARRI NJË MAKINË NË SHKODËR