Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

“Është koha për të rinjtë”, shkruan kryeministri.

Teksa na ndajnë 45 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e të rinjve që kanë përfituar reduktimin apo heqjen e tarifës studentore vitin e kaluar akademik.

Më pas ai ka faktuar 42 mijë studentë kanë përfituar nga reduktimi apo heqja e tarifës studentore, përgjatë vitit akademik 2019-2020 duke kursyer 8.5 milion dollarë.

“S’ka kohë për pushim”, shkruhet në fund.

Artikulli paraprakDIELL DHE RRITJE TEMPERATURASH, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërFOTO/ TRANSFORMIMI UNIKAL I DUBAIT PËR PAK VITE, DIKUR NJË QYTET I VOGËL NË MES TË SHKRETËTIRËS, SOT NJË NGA QYTETET MË TË ZHVILLUARA TË BOTËS